MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mu rishfaqen problemet me lekurën edhe pas mjekimit

06.06.2023 - 09:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam një djalë 28 vjeç dhe para një viti më është shfaqur një problem me lëkurën. Mjeku që më vizitoi më tha se vuaja nga psoriaza dhe më dha një kurë. Mbas disa javësh u bëra më mirë, por kam disa ditë që më është kthyer I njëjti shqetësim. Dua të di nëse është normale dhe çfarë duhet të bëj.

Mjeku: Së pari do ti thoja djalit që psoriaza është një sëmundje kronike dhe si e tillë ai do ta vuajë gjatë gjithë jetës. Shkak për rishfaqjen e saj mund të jetë stresi, abuzimi me alkoolin, sëmundje të ndryshme, si p.sh një grip I thjeshtë, pra sëmundje që ndikojnë në uljen e imunitetit të organizmit, etj. Dihet që rastet me psoriazë janë më të shpeshta gjatë dimrit, sepse mungojnë rrezet e diellit që ndikojnë në qetësimin e shenjave të saj. Unë do ti rekomandoja djalit të bëj sërish një vizitë te dermatologu, në mënyrë që të nisë sa më parë trajtimin medikamentoz.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.