MENU
klinika

"Ai nuk është gjykuar dhe dënuar"

Mungesa e Belerit në betimin si kryebashkiak i Himarës, ambasadorja greke: Ky është regres për Shqipërinë

27.06.2023 - 17:32

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka komentuar mungesën e Fredi Belerit në betimin sot si kryebashkiak i Himarës. Duke folur për mediat, Kamitsi ka theksuar se mos lejimi i Belerit për dalë nga qelia, përbën një goditje për shtetin e së drejtës. Po ashtu ajo ka theksuar se ky është një regres i madh ndaj një vendi që do të integrohet në BE.

“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit  bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Do të ishte regres i madh në fushën e shtetit të së drejtës të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrës së tij një kryetar bashkie zgjedhur në mënyrë demokratike ndaj të cilit nuk rëndojnë akuza dhe nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh që duhet ti zbatojë cdo vend që do të jetë anëtar i tij,” tha ajo.