MENU
klinika

Rregulli i ri

Ndodh në Korenë e Jugut! Nga nesër të gjithë do të konsiderohen një deri në dy vjet më të rinj

27.06.2023 - 17:34

Të gjithë koreano-jugorët do të bëhen një ose dy vjet më të rinj nesër pas një ndryshimi të rregullit të ri, raporton Dailymail. Ministria e Legjislacionit Qeveritar njoftoi se nga nesër hyjnë në fuqi rishikimet e Aktit themelor administrativ dhe atij civil, të miratuar në dhjetor i cili do të ndryshojnë moshat e të gjithë banorëve të vendit.

Një person konsiderohet tashmë një vjeç që nga lindja dhe një vit shtohet në 1 janar të çdo viti. Nga nesër, megjithatë, vendi do të miratojë sistemin e standardizuar dhe të njohur ndërkombëtarisht të përdorur nga vendet e tjera, sipas të cilit një person mbush një vjeç vetëm në ditëlindjen e tij të parë, pra një vit pasi ka lindur.

Sipas sistemit aktual, një foshnjë e lindur në natën e Vitit të Ri tashmë konsiderohet dy vjeç kur ora shënon mesnatë, por është ende zero sipas sistemit ndërkombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klasifikimi për vitin 2018

10 pashaportat më të fuqishme në botë