MENU
klinika

Shqetësimi i të gjitha vajzave

Njihuni me disa modele për flokë perfekt në plazh!

16.06.2023 - 14:05

Me siguri shqetësimi i shumë prej jush është se si t’i mbani flokët tuaj në plazh dhe përsëri ato të duken bukur. Zgjidhjen jua tregojmë ne teksa ju sjellim disa modele flokësh për t’i provuar në plazh.

1.Të kapur të thjeshtë

Modeli i parë që ju sugjerojmë është kapja e thjeshtë. Mund t’i kapni të gjithë ose vetëm një pjesë prej tyre dhe përsëri të dukeni në mënyrë të mrekullueshme. Kështu jo vetëm do të dukeni bukur në plazh por edhe do t’i mbroni nga rrezet e nxehta të diellit.

2.Gërsheta

E mira e gërshetave është se ofrojnë një variacion të larmishëm. Modele flokësh të ndryshëm me të cilat ju do të dukeni vërtet bukur. Një gërshet, dy apo edhe më shumë do të ishin një ide e mirë për të patur këtë verë në plazh.

3.Me aksesorë

Modeli i tretë që ju sugjerojmë është ai me aksesorë. Ju do të dukeni vërtet bukur me një shall apo kapëse flokësh. Mund të vendosni aksësorë të thjeshtë në mëngjes herët, ose diçka më të veçantë gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

4.Dy bishtaleca

Modeli i katërt është ai me bishtaleca, teksa ofron një pamje vërtet të bukur edhe në plazh. Modeli i dy bishtalecave ka dalë shumë në modë këtë sezon veror, ndaj mos nguroni ta provoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga kremi i diellit te mbrojtja e flokëve

4 gabimet e bukurisë që bëjmë gjatë verës


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë