MENU
klinika

Tjetër bashkëpunim?!

Noizy dhe Dhurata na paskan fshehur një “sekret”!

26.06.2023 - 12:44

Nëse menduat se kjo verë do të kalonte pa një bashkëpunim të nxehtë midis Dhurata Dorës dhe Noizy-t, mendojeni edhe një herë. Dyshja shumë shpejt do të vijnë me një projekt të përbashkët që është e kotë ta përsërisim që do të jetë një hit.

‘Prive’ raporton se ata i kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit që janë bërë në Prishtinë dhe kënga pritet të lançohet ditët e ardhshme.

Dy artistët e kanë mbajtur ‘sekret’ këtë bashkëpunim të dytë pasi ende nuk na kanë zbuluar asnjë detaji në rrjetet e tyre sociale.

Kujtojmë që bashkëpunimi i tyre “Mi Amor” i publikuar rreth dy vite më parë numëron 125 milion klikime në Youtube.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U ndërpre energjia elektrike për disa minuta

Gjendet “fajtori” që la në terr koncertin e Noizy-t

"Koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri"

Koncerti i Noizy-t, zbulohen artistët që do të performojnë