MENU
klinika

Rama: Realizohen 60% e veprave të artit

Përfundojnë nënkalimet në Elbasan-Qafë Thanë

29.06.2023 - 10:09

Puna në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë po vijon. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet ku thotë se kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit”, shkruan Rama.

Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, pjesë e korridorit të 8 që siç thotë Rama tashmë është përfshirë në rrjetin europian të transportit.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan