MENU
klinika

Rrëmbimi i 3 policëve

Petkoviç: Serbët nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës, efektivët u kapën në Rashkë

14.06.2023 - 17:06

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga serbët. Në një konferencë, ai pretendon se policia anti-terroriste serbe ka arrestuar 3 policët e Kosovës në fshatin Gnjilicë të Rashkës, ndërsa shton se ata kanë qenë të armatosur. Sipas Petkoviç, policia serbe nuk ka shkelur në territorin e Kosovës, ndërsa shtoi se është i gatshëm të jap prova, shkruan Kurir.rs.

“Sot njësiti anti-terrorist i xhandarmërisë serbe ka gjetur dhe arrestuar tre pjesëtarë të policisë së Kurtit të armatosur deri në dhëmbë. Ata janë arrestuar në zonën e fshatit Gnjilicë të Komunës së Rashkës. Pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Republikës së Kosovës, nuk kanë kaluar vijën administrative, jemi absolutisht të gatshëm që të ofrojmë të gjitha provat për këtë, dhe nëse është e nevojshme, palët të përdorin imazhe satelitore, jemi të gatshëm të hapim një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar se kush e ka kaluar vijën administrative”, tha ai.

Tre policë kufitar dyshohet se janë marrë peng këtë të mërkurë dtaë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata dyshohet që janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë