Ngrohja e kohë gjithmonë shoqërohet me mushkonja dhe virusin Nili West (WNV).
Një pickim nga një mushkonjë e infektuar mund t’ju sëmurë ju ose një anëtar i familjes. WNV është infeksioni më i zakonshëm i patogjenëve nga mushkonjat.
Mënyra më efektive për të shmangur marrjen e WNV është parandalimi i pickimeve të mushkonjave.
Parandalimi:
Përdorni solucionet kundërvepruese: Kur përdoret sipas udhëzimeve, Agjencitë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), suubstancat e regjistruara kundër insekteve, janë të sigurta dhe efektive, madje edhe për gratë shtatzëna dhe ato me gji.
Përdorni një solucion kundër të insekteve të regjistruar (EPA) me një nga përbërësit aktivë në vijim:
-DEET;
-Picaridin;
-IR3535;
-Vaj e eukalipt me limon (OLE);
-Para-mentan-diol (PMD);
-2-undecanone;
Kur përdoret sipas udhëzimeve, këto substance janë mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes nga infektimi nga pickimi i mushkonjave.
Rrezikshmëria:
Megjithëse çdokush mund të infektohet me WNV, disa njerëz janë në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda, përfshirë trurin ose palcën kurrizore. Për shembull, njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë në rrezik më të lartë për encefalit (ënjtje e trurit).
Simptomat e WNV:
Asnjë simptomë në shumicën e njerëzve. Shumica e njerëzve (8 nga 10) të infektuar me WNV nuk zhvillojnë simptoma.
Sëmundje shfaqet më simptoma të buta si psh me ethe, vetëm tek disa njerëz. Rreth 1 në 5 njerëz të infektuar zhvillojnë ethe të shoqëruar me simptoma të tjera të tilla si dhimbje koke, dhimbje të trupit, dhimbje të nyjeve, të vjella, diarre, ose skuqje të lëkurës.
Shumica e njerëzve shërohen tërësisht, por ndjenja e lodhjes dhe dobësisë mund të zgjasë për javë ose muaj.
Rrallë herë mund të shfaqen edhe simptoma të rënda tek disa njerëz. Rreth 1 në 150 njerëz të infektuar zhvillojnë një sëmundje të rëndë që ndikon në sistemin nervor qendror si encefalit (inflamacion i trurit) ose meningjiti (inflamacion i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore).
Simptomat e sëmundjeve të rënda përfshijnë ethe të lartë, dhimbje koke, ngurtësi të qafës, mpirje, disorientim, gjendje kome, dridhje, konvulsione, dobësi të muskujve, humbje të shikimit, mpirje dhe paralizë.
Sëmundje të rënda mund të ndodhin tek njerëzit e çdo moshe; megjithatë, njerëzit mbi 60 vjeç janë në rrezik më të madh. Njerëzit me kushte të caktuara mjekësore, të tilla si kanceri, diabeti, hipertensioni, sëmundjet e veshkave dhe njerëzit që kanë bërë transplante të organeve, janë gjithashtu në rrezik më të madh.
Rimëkëmbja nga sëmundjet e rënda mund të zgjasë disa javë ose muaj. Disa efekte në sistemin nervor qendror mund të jenë të përhershme.