Gara për udhëheqësin e ri të NATO-s duket se po intensifikohej deri në një farë pike, me një sërë emrash të lakuar nga çdo cep i Evropës. Por, ajo po zhvillohej kryesisht në prapaskenë, pa asnjë shenjë të një fituesi të qartë. Megjithatë, tani, me luftën në Rusi dhe kërcënimet e ashpra të presidentit rus Vladimir Putin, duket se askush nuk dëshiron të mbi mpi supe një barrë kaq të rënë, duke u zgjedhur në krye të aleancës. Shumë anëtarë të aleancës do të dëshironin që për pasardhësin e Sekretarit të Përgjithshëm, norvegjezit Jens Stoltenberg, të merrej një vendim gjatë, ose para takimit të NATO-s në Lituani, në mes të korrikut. Kjo nuk u jep 31 vendeve të NATO-s shumë kohë për të krijuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Ndaj, në këtë kontekst duket shumë e mundshme që t’i kërkojnë Stoltenberg që ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt, pas nëntë vitesh në këtë post.
Zgjatja e mandatit
Stoltenberg, i cili u takua me Joe Biden në Uashington të martën, ka udhëhequr aleancën që nga tetori 2014. Ai ka qenë zyrtari më i lartë civil i NATO-s që nga viti 2014. Mandati i tij do të përfundonte vitin e kaluar, dhe ai do të bëhej guvernatori i Bankës Qendrore Norvegjeze, duke qenë se është ekonomist në profesion. Megjithatë, mandati u zgjat për të mbajtur një dorë të qëndrueshme në krye, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ndërsa ai ka deklaruar publikisht se nuk ka “ndërmend të kërkojë” të zgjasë mandatin e tij, as nuk e ka përjashtuar si mundësi. I pyetur të enjten nëse ai do të ishte i gatshëm të qëndronte në detyrë, Stoltenberg nuk e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë, por u tha gazetarëve: “Unë nuk kam asnjë qëllim të kërkoj një zgjatje”.
Mbështetje nga të gjithë
Me siguri, ky vendim do të kishte mbështetjen e të gjithëve. “Stoltenberg ka qenë një Sekretar i Përgjithshëm i shkëlqyer dhe nuk e shoh të arsyeshme të lëkundim anijen tani,” tha një ministër i jashtëm i NATO-s. Në selinë e NATO-s, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius e bëri të qartë se ai do ta mbështeste idenë, nëse do të ishte e nevojshme. “E vlerësoj bashkëpunimin tonë,” u tha ai gazetarëve. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se Stoltenberg kishte bërë “një punë fantastike” për të bashkuar NATO-n. Por ajo shtoi se Biden “nuk ka marrë ende asnjë vendim” për një pasardhës. Zgjatja e kohës së Stoltenberg në detyrë do t’i lejonte atij më shumë kohë për të përfunduar detyrën e sigurimit të anëtarësimit të Suedisë në aleancë, e cila po pengohet nga Turqia. Stoltenberg e ka marrë këtë detyrë personalisht dhe është ende e paqartë nëse presidenti Recep Tayyip Erdo?an do të heqë veton e tij para ose gjatë samitit në Vilnius, Lituani.
Përgjegjësi e SHBA-së
Të paktën shtatë muaj të tjerë në detyrë do të nënkuptonin gjithashtu se detyra e emërimit të një sekretari të ri të përgjithshëm do t’i mbetej Biden-it në samitin e ardhshëm, që do të zhvillohet në Uashington prillin e ardhshëm, në 75-vjetorin e aleancës. Ndërsa SHBA-ja është fuqia më e rëndësishme në NATO dhe një amerikan shërben gjithmonë si komandant ushtarak i aleancës, sekretari i përgjithshëm ka ardhur gjithmonë nga një shtet anëtar evropian. Shumica e vendeve, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e anëtarëve më të mëdhenj të aleancës, besojnë se roli duhet t’i kalojë një presidenti ose kryeministri aktual ose ish-kryeministër, thanë shumë zyrtarë. SHBA-ja është në kërkim të një kandidati që do të marrë mbështetje të gjerë, duke besuar se një kryetar aktual apo ish-kryetar i qeverisë ka shanset më të mira për të siguruar unanimitet.
Emrat e përfolur
Përflitej se NATO dëshiron të emërojë një grua në postin e lartë dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, mendohej të ishte e preferuara pas një takimi me Biden në fillim të këtij muaji. Por, në një intervistë televizive, Frederiksen tha: “Jo, nuk jam në rrugën time për në NATO”. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka hedhur poshtë kandidaturën e saj. Sakaq, edhe kandidatura e sekretarit britanik të mbrojtjes Ben Ëallace deri më tani nuk ka arritur të fitojnë mbështetje unanime përballë një sërë kërkesash nga shtetet anëtare.