MENU
klinika

Analiza

Rendi i ri global po nxjerr jashtë loje SHBA-në, Kinën dhe Rusinë

21.06.2023 - 09:00

Kush e sundon botën? Dikur ishte e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, shkruan Foreign Policy. Për shumë kohë kemi jetuar në një botë të dominuar nga dy superfuqi. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vendosën rregullat në njërën anë të Murit të Berlinit, ndërsa Bashkimi Sovjetik qeveriste në anën tjetër. Ishte një botë bipolare. Më pas, në vitin 1991, ra Bashkimi Sovjetik, duke lënë SHBA si superfuqinë e vetme në botë. Ishte një botë unipolare. Rreth 15 vjet më parë, bota ndryshoi përsëri dhe u bë më e ndërlikuar. Shtetet e Bashkuara janë bërë më pak të interesuara për të qenë “polici” i botës, arkitekti i tregtisë globale ose themeluesi i vlerave globale. Vendet e tjera, duke u bërë më të fuqishme, ishin gjithnjë e më në gjendje të injoronin rregullat që nuk i pëlqenin, dhe herë pas here i bënin ato vetë. Është një botë “G-Zero”: një botë jopolare pa liderë globalë. Së pari, Rusia nuk është futur në rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi. Tani një ish-fuqi e madhe në rënie serioze, Rusia është bërë jashtëzakonisht e zemëruar dhe e sheh Perëndimin si kundërshtarin e saj kryesor në skenën globale. Së dyti, Kina u fut në institucionet e udhëhequra nga SHBA.

5 facts you need to understand the new global order | World Economic Forum

Rendi i shumëfishtë

Rendi global që po vjen është diçka shumë, shumë e ndryshme nga ajo me të cilën jemi mësuar.Sepse ne nuk kemi më superfuqi shumëdimensionale. Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë superfuqi sot. Dhe nëse nuk ka superfuqi, do të thotë se nuk ka rend të unifikuar global. Në vend të kësaj, ajo që kemi sot është një rend botëror i shumëfishtë, i ndarë, por i mbivendosur. Shtetet e Bashkuara janë superfuqia e vetme e sigurisë në botë, dhe do të mbeten të tilla për të paktën dekadën e ardhshme. Por fuqia ushtarake nuk e lejon Uashingtonin të vendosë rregullat për ekonominë globale, sepse rendi ekonomik është multipolar. Pavarësisht të gjitha polemikave për një luftë të re të ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë shumë të ndërvarura ekonomikisht për t’u ndarë nga njëra-tjetra dhe për të luftuar. Ndërkohë, Bashkimi Evropian është tregu më i madh i vetëm në botë dhe është në gjendje të vendosë rregullat dhe standardet që amerikanët, kinezët dhe të tjerët duhet të pranojnë si çmimin e të bërit biznes. Japonia është ende një fuqi ekonomike globale, edhe pse ekonomia indiane po rritet me shpejtësi dhe bashkë me të edhe ndikimi i saj në skenën globale. Është e sigurt është se rendi ekonomik global është dhe do të mbetet një rend multipolar.

Rendi dixhital

Këto janë dy rendet botërore që ne tashmë i shohim. Por ekziston një rend i tretë, me zhvillim të shpejtë që së shpejti do të ketë më shumë ndikim se të tjerët: rendi dixhital. Në këtë rend, ndryshe nga çdo rend tjetër gjeopolitik në të kaluarën dhe të tashmen, aktorët dominues që vendosin rregullat dhe ushtrojnë pushtetin nuk janë qeveritë, por kompanitë e teknologjisë. Nëse s’do të ishin kompanitë e teknologjisë dhe fuqia e tyre në rendin e ri dixhital, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndoshta s’do të ishte sot në pushtet. Kompanitë e teknologjisë po vendosin nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të flasë pa filtra dhe në kohë reale me qindra miliona njerëz.Kompanitë e teknologjisë madje përcaktojnë identitetin tonë. Rendi dixhital bëhet një përcaktues kryesor i mënyrës se si jetojmë, çfarë besojmë, çfarë duam dhe çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për ta arritur atë.

Showing Aggression is a great rejuvenation to a Chinese nation and Xi Jinping's continuation of the

3 skenarë

Por si do ta përdorin kompanitë e teknologjisë fuqinë e tyre të re? Ka tre skenarë të mundshëm. Nëse liderët politikë amerikanë dhe kinezë vazhdojnë të afirmohen më fuqishëm në hapësirën dixhitale dhe nëse kompanitë e teknologjisë përputhen me qeveritë e tyre të origjinës, ne do të përfundojmë në një luftë të ftohtë teknologjike midis SHBA-së dhe Kinës. Bota dixhitale do të ndahet në dysh, vendet e tjera do të detyrohen të zgjedhin anë dhe globalizimi do të marrë fund. Nëse kompanitë e teknologjisë do t’i përmbahen strategjive të rritjes globale, atëherë do të shohim një globalizim të ri: një rend dixhital të globalizuar. Por nëse vetë hapësira dixhitale bëhet arena më e rëndësishme e konkurrencës së fuqive të mëdha, atëherë vetë rendi dixhital do të bëhet rendi dominues global. Nëse kjo ndodh, ne do të kemi një rend teknopolar, të dominuar nga kompanitë e teknologjisë si aktorë qendrorë në gjeopolitikën e shekullit të 21-të. Të tre skenarët janë mjaft të mundshëm. Asgjë nuk është e pashmangshme. Dhe gjithçka do të jetë në dorën e kompanive të teknologjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA nuk duhet të ngatërrojë mjetet me qëllimet

‘Konkurrenca për fuqi duhet të ndalë’