MENU
klinika

"Po kontaktojmë me Serbinë"

Rrëmbimi i 3 policëve në Veri/ KFOR: Nuk jemi përfshirë!

14.06.2023 - 22:45

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i njofton se është në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me rastin e tre policëve të cilët u rrëmbyen nga territori i Kosovës. Në një komunikim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në ngjarjen e sotme.

“KFOR nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe aktualisht është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacion zyrtar mbi atë çfarë ka ndodhur”, bën me dije KFOR.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë