MENU
klinika

Analiza

Rusia po “pushtohet” nga paranojat…

21.06.2023 - 12:33

Jo vetëm presidenti rus Vladimir Putin, por e gjithë Rusia duket se po bëhet paranojake, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Këtë e kanë treguar edhe deklaratat e një gjenerali të lartë të Kremlinit.

Në një fjalim televiziv, kreu i trupave ruse të mbrojtjes nga rrezatimi, kimik dhe biologjik akuzoi se Amerika po planifikon të infektojë trupat ruse, duke hedhur mushkonja me dronë.

Gjenerali Igor Kirillov pretendoi se qëllimi është të shkaktojë sëmundje ose vdekje nga malaria.

Shpesh në të kaluarën, kur Rusia ka bërë pretendime të mëparshme të çuditshme për Ukrainën ose Perëndimin, ka qenë një shenjë që Moska vetë ka synuar të bëjë saktësisht të njëjtën gjë. Gjenerali tha: “Përmbytja e rajonit Kherson e planifikuar nga regjimi i Kievit mund të komplikojë situatën, duke përfshirë edhe infeksionet me arbovirus.

Briefing on analysis of documents related to US military and biological  activities in Ukraine : Ministry of Defence of the Russian Federation

Pas një rënie të nivelit të ujit, është e mundur të formohen vatra sëmundjesh të transmetuara nga mushkonjat, kryesisht ethet e Nilit Perëndimor”, argumentoi ai. “Niveli i lartë i gatishmërisë së SHBA-së dëshmohet nga një patentë, për një dron të krijuar për të përhapur mushkonjat e infektuara në ajër”, shtoi Kirillov.

Ai nuk dha asnjë detaj në lidhje me patentën e supozuar, por tha: “Në përputhje me përshkrimin, droni duhet të dorëzojë një enë me insekte në një zonë të caktuar dhe t’i lëshojë ato.

Kur pickohen, mushkonjat mund të infektojnë personelin ushtarak me një infeksion të rrezikshëm, siç është malaria.

Përshkrimi i patentës thekson se ushtari i infektuar nuk është në gjendje të kryejë misionet luftarake që i janë caktuar”, përfundoi ai. Kujtojmë se edhe Putin ka marrë masa drastike, nga frika se mund t’i bëhet ndonjë atentat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bota në prag të luftës së madhe

Cili është plani i Vladimir Putinit për Ukrainën?