MENU
klinika

Një situatë e tillë po i ndodh Lil Wayne

Sa fatale mund të jetë për një artist mos t’i kujtohen këngët e tij?!

11.06.2023 - 10:42

Jeta e Lil Wayne është e turbullt për shkak të kujtesës së tij.

Reperi i lindur në Neë Orleans zbuloi në një intervistë të re me Rolling Stone se nuk i kujtohet se cilat nga këngët e tij ishin pjesë e cilit prej albumeve të tij të famshme.

“Unë nuk e njoh ‘Tha Carter III’, ‘Tha Carter II’, ‘Tha Carter One’ nga ‘Tha Carter IV’”, pranoi ai.

“Dhe kjo është vetëm e vërteta. Mund të më pyesësh për një këngë timen dhe unë as nuk do ta di se për çfarë po flasim”.

40 vjeçari shtoi se projektet e tij nuk kanë “asnjë rëndësi” për të, pasi ai nuk i mban mend ato”.

Reperi i “Lollipop” tha se humbja e kujtesës është aq e keqe sa nuk e kujton se kur dolën albumet e tij, duke përmendur si shembull “Tha Carter III”.

Artisti thuhet se ka një histori problemesh shëndetësore, përfshirë një betejë të gjatë me epilepsinë.

Në vitin 2017, reperit të “Sucker for Pain” iu desh të anulonte një shfaqje në Las Vegas pasi pësoi konvulsione të shumta.

Ai thuhet se u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit në Chicago në atë kohë. Pavarësisht vështirësive të tij, Lil tha për Rolling Stone se nuk ka në plan ta ngadalësojë ritmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarja në New Orleans

Vritet reperi i njohur në SHBA