MENU
klinika

Çfarë fshihet pas vizitës së Narenda Modi në SHBA?

SHBA po e përdor Indinë për të “luftuar” Kinën

22.06.2023 - 10:47

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të presë kryeministrin indian Narendra Modi gjatë një vizite zyrtare.

Dhe e gjithë vizita, pavarësisht synimeve të deklaruara publikisht, duket se ka për qëllim që të dy vendet forcojnë lidhjet e tyre, të bashkuar nga “antipatia” ndaj ndikimit në rritje të Kinës.

Shtëpia e Bardhë do të organizojë një darkë shtetërore për nder të Modit, një shenjë e marrëdhënieve në rritje midis dy fuqive që kanë rritur bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia dhe shitja e armëve.

Ekspertët e politikës së jashtme thonë se administrata e Biden është kryesisht e interesuar për vendin si një kundërpeshë potenciale ndaj Kinës, të cilën SHBA e sheh si konkurrentin e saj më të frikshëm global. Sarang Shidore, drejtor i studimeve dhe anëtar i lartë i kërkimit në Institutin Quincy, një institut kërkimor me bazë në SHBA, i tha “Al Jazeera” se ai beson se marrëdhënia SHBA-Indi do të vazhdojë të rritet për sa kohë që vazhdon edhe shqetësimi i tyre i përbashkët mbi Kinën.

Committed to Rules-Based International Order': PM Modi Speaks to Biden

Fuqia ushtarake në rritje e Kinës dhe pretendimet e forta territorial, janë bërë një burim shqetësimi për vendet e afërta aziatike si Filipinet, Vietnami, Japonia dhe India. SHBA-ja ka punuar për të krijuar aleanca me shumë prej këtyre vendeve, në një përpjekje për të frenuar ndikimin në rritje të Kinës.

“Pa dyshim, ka një rritje të nacionalizmit kinez,” tha Shidore. “Dhe Kina e sheh Indinë si një sfidë në rritje për shkak të marrëdhënieve të saj me SHBA.”

India, me popullsinë dhe peshën ekonomike, ka filluar të shihet si një aleat kyç rajonal, dhe pse jo rivale e denjë e Kinës.

Kujtojmë se para pak kohësh, ajo e kaloi Kinën, që kryesonte, sa i përket numrit të popullsisë.