MENU
klinika

Nga imuniteti tek diabeti

Sugjerohet të konsumohet nga të gjithë, ja përfitimet e qumështit të bletës!

03.06.2023 - 12:16

Qumështi i bletës është një substancë e prodhuar nga bletët e reja. Ai shërben si burim ushqimi për kolonitë e mbretëreshës së bletëve. Po ashtu ai përdoret në mjekësi për shkak të përfitimeve të shumta. Ja disa prej tyre…

Forcon imunitetin tuaj dhe lufton alergjitë
Duke u bazuar në një studim të bërë në vitin 2001 të publikuar në revistën ndërkombëtare ‘International Immuno Pharmacology’, qumështi i bletës mund t’u forcojë sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu, në studim shkruhej se mund të luftojë simptomat e alergjive sezonale.

Ndihmon pacientët me sëmundjen e alzheimerit
Studimet e fundit kanë treguar se qumështi i bletës mund të përmirësojë kujtesën tuaj sepse luan një rol të rëndësishëm në funksionet nervore. Kështu, ai mund t’i ndihmojë edhe pacientët me alzheimer për ta parandaluar këtë sëmundje dhe për të shëruar çrregullimet nervore.

Përmban probiotikë nga të cilët mund të përfitoni
Qumështi i bletës është burim i përfitimit të baktereve të dobishme të cilat ju ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Studimet mjekësore kanë zbuluar se ndikon edhe në forcimin e imunitetit dhe kundër kancerit.

Rrit nivelet e kolagjenit
Një studim i bërë në Universitetin e Koresë Kyung Hee, raporton se qumështi i bletës rregullon problemet me lëkurën dhe rrit nivelin e kolagjenit. Kolagjeni ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.

Trajton osteoporozën
Sëmundja e osteoporozës ndodh kur eshtrat dobësohen. Sipas disa studimeve qumështi i bletës ndikon në forcimin e eshtrave duke rritur nivelin e kalciumit dhe fosfatit.

Shëron plagët
Mjalti njihet për vetitë shëruese të tij. Por, gjatë një studimi është vërtetuar se qumështi i bletës është akoma më efektiv. Gjatë studimit, qumështi i bletës ishte hedhur në plagë dhe ishte lënë ashtu për 48 orë. Pas 48 orëve ishte vërejtur rritja e numrit të lipideve të cilat ndikojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve.

Trajton diabetin
Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë mund t’i ndihmojë pacientët me sëmundjen e diabetit. Kjo mënyrë e shërimit është konsideruar nga studiuesit si trajtim në mënyrë natyrale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”