MENU
klinika

Reagon Ministria e Brendshme e Kosovës

“Sulmi në veri, tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën”

27.06.2023 - 13:04

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar pas sulmit me granatë dore në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke thënë se “vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve”.

MPB-ja bëri të ditur se sipas ekspertizës dyshohet se objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore e llojit M75.

“Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, thuhet në reagim.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
Arthroflex
Ministria e Brendshme tha se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN