MENU
klinika

"Ndryshe ka pasoja për të gjithë"

Tensionet Kosovë-Serbi/ Rama: Dy liderët të mos largohen nga konferenca pa marrëveshje

27.06.2023 - 13:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Bruksel, mbajti një deklaratë për mediat me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Sipas Ramës, ata nuk mund të përqendrohen vetëm në atë se çfarë po ndodh brenda Shqipërisë, por edhe përreth saj, duke u fokusuar tek çështja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku dhe ka qenë një kënaqësi të flas me presidentin e KE dhe komisionit. Kjo bisedë ka qenë inkurajuese ose fakti që dëgjoj fjalë të mira në këtë proces e për të gjithë reformat e ndërmarra ne do të vijojmë punën dhe jemi gati për të ndërmarrë hapin e radhës por ishte në kënaqësi të ndajmë bashkë opinionet tona. Kjo a të bëje me të gjithë stabilitetin e rajonit dhe ecurinë rajonale. Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në ta kaluarën dhe ngjarjet janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën. Ne nuk mund të bëjmë vetëm detyrat e shtëpisë pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët. Ju falënderon që keni ndarë me ne gjithmonë e më shumë durim. Konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve do të tërheqë vëmendje dhe të mos i lejojë të largohet nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët, të cilën nëse nuk e arrijnë do të ketë pasoja për të gjithë ne. Jam i lumtur që u liruan tre policët dhe duhet të ndërhyjmë në mënyrë urgjente që situata të mos përshkallëzohet. Kemi kaq shumë gjëra për të bërë e kemi bërë shumë por nuk mund të lëmë që e gjithë kështjella që kemi ndërtuar të shembet.” – u shpreh kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"BE ka një plan të ri për Ballkanin Perëndimor"

Ursula Von der Leyen zbardh detaje nga takimi me kryeministrin Rama