MENU
klinika

"Cili është interesi që po hyn në një kurs përplasjeje me BE?"

Tensionet Kosovë-Serbi/ Rama: Jam 100% kundër vendimeve të Kurtit

13.06.2023 - 19:58

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish qëndrimin kundër vendimeve të marra nga kryeministri Albin Kurti për tensionet me Serbinë.

Rama tha se është 100% kundër mënyrës që po vepron Kurti.

Ai deklaroi se Shqipëria nuk mund të largohet nga boshti Perëndimor për të mbështetur Kurtin.

“Ua kam thënë që mendojmë 100% njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Ashtu siç edhe u kam thënë se disa prej partnerëve i thoshin Albinit se mos i mbani zgjedhjet në Veri, unë isha me Albinin, sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal. Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim që kështu nuk ishte puna e një teke të Albin Kurtit, por ishte qëndrim parimor. Por sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën sesi po veprohet por jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO dhe pozicionin që ne kemi, sot jemi në pikën më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush e aq më pak një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mosarsyes dhe një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush se cila është strategjia këtu dhe cili është interesi i Kosovës që po hyn në një kurs përplasjeje me BE. Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër është Kosova”, theksoi kryeministri, pasi njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulmi i debateve për draftin e Asociacionit

Rama e Kurti takohen në Gjakovë, zbardhet axhenda e takimit