MENU
klinika

Tensionet në veri

Zhbllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë

21.06.2023 - 11:42

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas të dhënave të fundit të përditësuara.

Të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.