MENU
klinika

"Da ta shohim, ka kohë"

A do t’i riktheheni politikës? Përgjigjet Bregu

03.07.2023 - 21:47

Majlinda Bregu përpiqet të jetë e kujdesshme kur flet për problemet e PD. Mandati i saj më RCC nuk i lejon shumë komente, por ajo nuk e mohon që përçarja dhe konfliktet e kanë zvogëluar edhe peshën e PD në rrethet e BE apo EPP-së.

“Problemi kryesor qedron se opozita nuk shihet si alternativë për të ardhur në pushtet. Loja e kungulleshkave, ndarja e partisë në disa pjesë i ka vënë ata (EPP) në pozitë.

Besoj që shqetësimi më i madh sot është pamundësia për t’u rikthyer fuqishëm ose shenjat që mund të rikthehet fuqishëm, që dialogu dhe jo konflikti të zërë vend.”- tha zonja Bregu e pyetur nga gazetarja Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Por a do të donte Majlinda Bregu të rikthehej në jetën politike shqiptare? Përgjigja është befasuese. “Në formën që ka parlamenti sot, jo, nuk dua të kthehem. Përsa kohë ne të mos kthejmë respektin për njëri-tjetrin, pavarësisht kahut politik, do të vazhdojmë të endemi rrokopujë në pjesën e nivelit të demokracisë.

Do të proklamojmë gjithmonë që do të jemi ithtarë të demokracisë, por gjithçka nis nga respekti i ndërsjellë për njëri-tjetrin, për oponentin kryesisht. Se çfarë sjellë e nesërmja, do ta shohim, ka kohë.”- u shpreh zonja Bregu për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’

“Nga përçmimi te gurët nën taka që të thyesh qafën”

Bregu: Përvojat tona me lojën e pushtetit e kërcënimet