MENU
klinika

Përplasen dy automjete me targa greke

Aksident në aksin Korçë-Bilisht

16.07.2023 - 10:19

Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotme në kryqëzimin e fshatit Plasë, ndërsa janë përfshirë dy mjete të cilat po ecnin në drejtime të kundërta.

Nga përplasja e dy mjeteve janë regjistruar dëme të shumta materiale, fatmirësisht jo dëme në njerëz.
Të dyja mjetet mësohet se janë me targa greke.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan