MENU
klinika

Rrezikuan të mbyteshin në Egje!

Anija ‘Butrinti’ së bashku me anijet greke dhe turke shpëtojnë gomonen me 55 emigrantë

09.07.2023 - 13:35

Anija shqiptare ‘Butrint’ së bashku me anije greke dhe turke kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetët e 55 emigrantëve të cilët rrezikonin të mbyteshin në Egje.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebok, ku ka ndarë disa foto nga anija ‘Butrinti’.

“Anija ‘Butrint’ tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një karrocë në vështirësi.Në këtë operacion shpëtimi, personeli i FA tregoi përkushtim të palëkundur për të parandaluar humbjen e jetëve njerëzore dhe gatishmëri për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, ka shkruar Peleshi.