MENU
klinika

Kërkoi lirinë

Apeli i GJKKO vendos për Fredi Belerin

14.07.2023 - 12:21

Apeli i GJKKO ka vendosur të lërë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri. Ai kishte kërkuar lirimin nga qelia, por trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg ndaj tij”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh nëse nuk shkon në mbledhje?

Fredi Beleri nuk lejohet të betohet në postin e kryetarit