MENU
klinika

Nesër ceremonia e betimit si kryebashkiak

Fredi Beleri kërkoi leje për të dalë nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën

26.06.2023 - 10:31

Fredi Beleri s’do mund të marrë pjesë ditën e nesërme në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës. Ditën e sotme u rrëzua kërkesa e tij nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Beleri, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00, mirëpo s’do mund të marrë pjesë.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra.