MENU
klinika

Asambleja e PS-së

Çfarë do ketë fokus mbledhja e selisë rozë?

24.07.2023 - 12:28

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë tek ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut.

Burime bëjnë me dije se do të ketë një riktheksim nga kryesocialisti se nuk PS nuk do të jetë mburojë e askujt që përballet me drejtësinë.

Këto zhvillime vijnë pasi ish numri i dy i qeverisë Arben Ahmetaj po përballet me drejtësinë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar. Përpos tij, në dosjen voluminoze të hetuar nga SPAK ka edhe një sërë eksponentësh politikë. Mazhoranca e sheh këtë si sukses të reformës në drejtësi ndërsa shpesh në retorikën e tyre thuhet se përgjegjësia është personale.

Nga ana tjetër, një tjetër bashki i është bashkëngjitur hartës së ngjyrosur rozë. Kandidati për Rrogozhinën ka fituar për të dytën herë përballë Shkëlqim Hoxhës së ‘BF-së’. Surpriza e këtyre zgjedhjeve që u mbajtën për herë të dytë ishte diferenca e thellë e Memollës i cili tha se ka ardhur koha të përvishen mëngët dhe të transformohet Rrogozhina në një qytet elitar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e shefit të OKB-së: Ata gëzojnë me fitimet, planeti digjet

“Të vendosen taksa të reja për kompanitë e karburanteve”