MENU
klinika

Thirrja e shefit të OKB-së: Ata gëzojnë me fitimet, planeti digjet

“Të vendosen taksa të reja për kompanitë e karburanteve”

20.09.2022 - 16:56

Vendet e pasura duhet të godasin kompanitë e naftës dhe gazit me taksa të reja për të ofruar ndihmë për vendet që përballen me ndryshimet klimatike dhe njerëzit që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë dhe ushqimit, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Shefi i OKB-së akuzoi gjigantët energjetikë se “ushqehen me qindra miliarda dollarë në subvencione dhe fitime të papritura ndërsa buxhetet e familjeve tkurren dhe planeti ynë digjet”.

Komentet e Guterres, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New Jork, vijnë pas një propozimi të Bashkimit Evropian për të vendosur një taksë të papritur mbi kompanitë e naftës, gazit dhe qymyrit, shumë prej të cilave kanë raportuar fitime rekord teksa lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kriza energjetike kanë çuar në rritjen e çmimeve.

Komisioni Evropian po propozon që shtetet e BE-së të marrin një pjesë prej 33% të fitimeve të tepërta të kompanive.

“Sot, po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara që të tatojnë fitimet e papritura të kompanive të karburanteve”, tha Guterres në Asamble. “Këto fonde duhet të ridrejtohen në dy mënyra: në vendet që vuajnë nga dëmet e shkaktuara nga kriza klimatike, dhe te njerëzit që luftojnë me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.”

Më shumë se 1.500 njerëz vdiqën në Pakistan gjatë tre muajve të shiut ekstrem musonor që shkencëtarët e kanë lidhur me ndryshimin e klimës. Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Nigeri këtë vit.

Tajfunet dhe uraganet kanë sjellë përmbytje në Porto Riko, Republikën Domenikane dhe Japoni këtë javë. Thatësira po ndikon në pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Evropës.

Guterres paralajmëroi se një “dimër i pakënaqësisë globale është në horizont”, me pabarazinë që “shpërthen” dhe kriza e kostos së jetesës “tërbohen” ndërsa planeti digjet.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, gjigandi i naftës dhe gazit Shell (RDSA) kishte fitime me rekord prej 11.5 miliardë dollarësh, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm vetëm tre muaj më parë.

ExxonMobil (XOM) gjithashtu theu rekordin e saj në të njëjtën periudhë, me 17.9 miliardë dollarë, gati dyfishi i asaj që fitoi në tremujorin e parë shumë fitimprurës.

Fitimet e BP (BP) arritën nivelin më të lartë në 14 vjet, prej 8.45 miliardë dollarë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka të ngjarë të dominohet nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Kriza klimatike, megjithatë, do të jetë e pashmangshme, duke u kryqëzuar me disa çështje në rendin e ditës, duke përfshirë energjinë dhe sigurinë ushqimore.

“Kriza klimatike duhet të jetë përparësia e parë e çdo qeverie dhe organizate shumëpalëshe”, shtoi Guterres

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Financial Times": Sa keq mund të bëhet?

Goditja globale e stagflacionit të vitit 2022

Goditja e re energjetike

Putin, Ukraina dhe ekonomia globale