MENU
klinika

Së shpejti...

ChatGPT do ta mbajë në mend se kush jeni dhe çfarë dëshironi

23.07.2023 - 10:55

Veçoria më e re e ChatGPT-s është krijuar për t’ju ndihmuar të shkruani më pak.

Kjo veçori quhet “udhëzime me porosi” dhe ju jep një vend për t’i treguar chatbotit tuaj gjërat që duhet të dijë gjithmonë për ju dhe se si dëshironi që ai t’u përgjigjet pyetjeve tuaja.

Funksioni është në testim beta, dhe funksionon kudo që funksionon ChatGPT – duhet të jetë veçanërisht i dobishëm në pajisjet celulare – dhe është i disponueshëm sot në bazë të zgjedhjes për abonentët e ChatGPT Plus kudo, përveç në Mbretëri të Bashkuar dhe BE.

“Tani për tani, nëse hapni ChatGPT-n, nuk di shumë për ju. Nëse filloni një temë të re, ajo harron gjithçka për të cilën keni folur në të kaluarën. Por ka gjëra që mund të zbatohen në të gjitha bisedat”, thotë Joanne Jang, e cila punon në sjelljen e modeleve dhe të produkteve në OpenAI.

Jang ofroi madje edhe disa shembuj.
Nëse jeni mësues, ju mund t’i thoni programit që jeni mësues i klasës së tretë në udhëzimet tuaja të personalizuara, në mënyrë që, sa herë që kërkoni fakte interesante për Hënën, roboti mund të përshtatë një përgjigje për grupmoshën e duhur.

Jang thotë se shumë mësues po e përdorin ChatGPT-n për të ndihmuar në krijimin e planeve mësimore.

Nëse jeni gjithmonë gatuani gjithmonë për një familje prej gjashtë anëtarësh, dhe bëni Pazar, ju mund ta vendosni këtë në udhëzimet tuaja të personalizuara për t’u siguruar që ChatGPT të rekomandojë porcionet e duhura.

Nëse kodoni ekskluzivisht në një gjuhë, udhëzimet tuaja të personalizuara mund t’i thonë ChatGPT-s që t’ju japë gjithmonë përgjigje kodi në mënyrën tuaj të preferuar.

Ende nuk dihet se si do të funksionojë saktësisht kjo veçori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?