MENU
klinika

Na pret një jetë më e shtrenjtë!

Çmimet për ushqime dhe energji do të rriten

18.07.2023 - 17:27

Zhvillimet globale mund të rëndojnë portofolët e njerëzve. Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB, theksoi: “Vendimi i Rusisë do të jetë një goditje për njerëzit në nevojë kudo”.

Moska bllokoi eksportimin e sigurtë të grurit nga Ukraina. Shteti i përfshirë nga lufta është përgjegjës për 10% të eksporteve të drithit në botë. Çmimi ne tregjet globale është rritur tashmë.

Ekonomisti John Leer tha: “Mendoj se do të rrisë inflacionin, veçanërisht në ato kategori të paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë”.

Ndërkohë, po rriten edhe çmimet për gazin dhe energjinë. Kjo ndikohet edhe nga vendimi i Arabisë Saudite për të ulur prodhimin e naftës këtë verë. Por, edhe Irani po shton një tjetër ndërlikim.

John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i SHBA, shprehet: “Po kërcënon ndjeshëm SHBA-të dhe interesat globale”.

Pentagoni po vepron për të mbrojtur anijet tregtare në këtë ngushticë të rëndësishme. Thekson se Irani i ka ngacmuar dhe sulmuar mjetet lundruese: “Kanë shqetësuar veçanërisht anijet e naftës, shumica e të cilave kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit. Është një pikë mbytëse për Lindjen e Mesme që ka ndikim në tregtinë globale”.

Kur çmimi për ushqimet dhe energjinë rritet, detyron Rezervën Federale që të ndërhyjë. Po sinjalizohet një tjetër rritje e interesave këtë muaj, ndoshta edhe për muajin pasues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompanitë e blojës: S’garantohet cilësia

Mungon tregu për shitjen e grurit, humbje te fermerët!

"Financial Times": Sa keq mund të bëhet?

Goditja globale e stagflacionit të vitit 2022

The Economist/ Sfidat e fermerëve

Mungesa botërore e drithit do të sjellë zi buke