MENU
klinika

3 vite punë

Dëshira e një koleksionisti të madh, Ferrari prezanton ekzemplarin unik!

14.07.2023 - 08:56

Ferrari, pas 3 vitesh punë, ka prezantuar makinën KC23, që është prodhuar në vetëm një njësi nga marka italiane. Kjo makinë ka lindur mbi bazën e 488 GT3 Evo 2020 dhe është dëshira e një koleksionisti të madh, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Ferrari KC23 do të prezantohet në Goodwood, nga 13 deri në 16 korrik.

Ferrari ka prezantuar së fundmi makinën e re S90 XX Stradale, një version special i bazuar në SF90 Stradale, por shumë më i fuqishëm. Me një motor V8 me 1030 kuaj fuqi, kjo makinë është frymëzuar për brendësinë e saj nga bota e garave, për të reduktuar peshën. Sedilje janë 1,3 kg më të lehta në krahasim me SF90 normale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN