MENU
klinika

Sebastian Vettel

“Do më mungojë Ferrari, Schumi më inspiroi”

08.11.2020 - 11:46

Katër gara nga fundi i sezonit të Formula 1, katër herë akoma në bordin e Ferrarit për Sebastian Vettel, i cili sezonin e ardhshëm do të shkojë tek Aston Martin, Racing Point aktual. Për gjermanin, i cili njoftoi lamtumirën e tij në maj, nuk do të jetë e lehtë të largohet…

“Do të më marrë malli për të, unë kam qenë një tifoz që nga fëmijëria. Do të jetë një sfidë e madhe të dalësh në krye të gjithçkaje me Aston Martin.”

Gjashtë sezone, 114 gara dhe 14 suksese duke ngarë Red Bull, për Vettel i cili është përpjekur t’u japë emocione të gjithë tifozëve në këto vite përvojë italiane: “Unë mendoj se është si fundi i çdo marrëdhënieje.

Do të më mungojnë njerëzit, shpirti, Legjenda e Ferrarit. Unë kam qenë një tifoz që kur isha një fëmijë i frymëzuar nga Schumacher. Lajmi i mirë është se unë do të shoh akoma disa prej tyre rregullisht vitin e ardhshëm, megjithëse në një mënyrë tjetër.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN