Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shijon pushimet e para me të dashurin e saj, regjisorin e njohur francez Romain Gavras.
Si destinacion për të kaluar disa ditë të mira në praninë e njëri-tjetrit, dyshja kanë zgjedhur ishullin magjepsës Sifnos të Greqisë.
Ndonëse është me personin e zemrës, Dua nuk i ka harruar as ndjekësit e saj teksa ka ndarë me ta foto nga pushimet.
Dua ka publikuar disa foto në Instagram, ku duket qartë që dyshja po i ushqimi, deti, aktivitetet e ndryshme, peisazhet fantastike të ishullit dhe sidomos koha që ata po kalojnë krah njëri tjetrit.
Në një nga postimet ajo kishte veshur një palë bikini të zeza, duke vënë kështu në dukje format e saj të tonifikuara trupore.
Ndërsa në një foto tjetër ajo shkëlqente teksa kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë duke u kombinuar kështu me partnerin e saj i cili kishte veshur një palë pantallona dhe një këmishë në po të njëjtën ngjyrë me artisten.
Pasi kishte bërë një makijazh të lehtë, Dua e kombinoi pamjen e saj me një çantë në ngjyrë të bardhë dhe një palë vathë.
Kujtojmë që disa muaj më parë çifti u dhanë fund zërave dhe konfirmuar lidhjen dy muaj më parë duke u shfaqur së bashku në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.