MENU
klinika

Evakuohen 30 mijë persona

Greqia në luftë me flakët: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos

23.07.2023 - 19:21

Zjarri që po shkatërron ishullin e Rodosit është ende jashtë kontrollit, sipas mediave greke.

Autoritetet evakuuan 30 mijë persona, dy mijë prej të cilëve duhej të transportoheshin nga plazhet me anije.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, duke shkatërruar edhe hotele luksoze, si dhe shumë banesa.

Ndërkohë vijon puna e zjarrfikësve të angazhuar në vijën e parë kundër temperaturave të larta dhe erërave të forta. Një zëdhënës i policisë tha se në Rodos ishte kryer operacioni më i madh i evakuimit ndonjëherë në Greqi.

Sot në Greqi priten temperatura mbi 44 gradë.
Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Rodosit të Jugut për shkak të zjarreve që kanë djegur ishullin prej gjashtë ditësh.

Dispozita tregon se urgjenca në ishullin jugor grek të Egjeut do të jetë në fuqi për gjashtë muaj, deri më 18 janar 2024. Ndërkohë, zjarrfikësit po gërmojnë kanale në zonën juglindore drejt zonave turistike të Kiotari dhe në jug-perëndim drejt Gennadit për të parandaluar përhapjen e flakëve në pyll.