MENU
klinika

Evakuohen banorët

Greqia në flakë! Zjarri në Rodos dalin jashtë kontrollit

19.07.2023 - 14:36

Greqia për të tretën ditë radhazi po përballet me situatë alarmante si pasojë e zjarreve. Mediat vendase raportojnë se flakët në ishullin Rodos kanë dalë jashtë kontrollit.

Autoritetet bëjnë me dije se janë evakuuar banorët në fshatrat Eleousa, Salakou, Dimylia ku pranë tyre ndodhet edhe një hotel turistik.

Pjesa e përparme e zjarrit është në rritje të vazhdueshme, pasi erërat po forcohen.