MENU
klinika

Sezoni turistik

Hapet aksi rrugor Orikum-Dukat, Rama ndan opinionet e qytetarëve

10.07.2023 - 10:14

Është hapur për qarkullimin e mjeteve aksi rrugor Orikum -Dukat. Pikërisht me këtë e ka nisur ditën dhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka ndarë dhe disa nga opinionet e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për aksin rrugor më të ri, Orikum – Dukat.

“MIRËMËNGJES  dhe me opinionet e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për aksin rrugor më të ri, Orikum – Dukat, tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet Sociale.