MENU
klinika

Aplikimet nisin sot deri më 4 shtator

Hapet gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

24.07.2023 - 16:36

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka njoftuar sot shpalljen për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në datën 12 dhjetor përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, dy nga të cilët janë zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe një nga radhët e gjyqtarëve të Apelit.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, shpall sot në datë 24 korrik thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

“Referuar nenit 9 të ligjit 115/2016, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 24 korrik thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.”, thuhet në njoftim.