MENU
klinika

Hetimi ndaj Arben Ahmetajt

BKH kontroll në banesat në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë

18.07.2023 - 10:25

Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për inceneratorët.

Mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur sot kontrollet në banesat e të afërmve të deputetit socialist, Arben Ahmetaj, për të cilin është kërkuar dhe arrestimi.

Hetuesit e BKH-së kanë shkuar për kontroll në banesën e babait të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, e cila ndodhet në zonën e Gjirit të Lalëzit, për kryerjen e kontrolleve, me qëllim mbledhjen e sa më shumë provave për të provuar akuzat që rëndojnë mbi Ahmetajn.

Arben Ahmetajt i është hequr nga imuniteti i deputetit, i cili u votua katër ditë më parë në Kuvend, duke i hapur rrugë kështu kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij deklaroi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

“Do dal kur e vërteta të marrë rrugë”, ishte mesazhi që ai dërgoi live në emisionin “Opinion”. Nga kjo, ai lë të kuptohet se nuk do të kthehet në Shqipëri për t’u përballur në gjykatë me akuzat që rëndojnë mbi të.

Kujtojmë se Pasi Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit, Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Bëhet me dije se bashkë me kërkesën për arrestimin, SPAK kërkoi edhe leje për kontrollin e banesave të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN