MENU
klinika

Qirinj, trëndafila dhe torta

Kiara e surprizoi për ditëlindje, Luizi ka dy fjalë për të

12.07.2023 - 14:05

Në shtëpinë e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos sot ka festë. Këngëtari i dashur për publikun feston ditëlindjen dhe moderatorja është kujdesur që festimet të nisin që pas mesnate.

Këtë e ka zbuluar Luizi përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka publikuar një video ku tregon surprizën që partnerja e tij kishte organizuar për të.

Në videon në fjalë shihet se si moderatorja e njohur kishte zbukuruar një ambient me rastin e ditëlindjes së Luizit. Në një tavolinë të madhe prej qelqi shihen të vendosur disa qirinj dhe torta me numrin 38.

Gjithashtu nuk mungonin trëndafilat dhe një shkrim “Gëzuar ditëlindjen dashuri”

E teksa Luizi ka filmuar këtë moment, Kiara dëgjohet duke i kënduar këngën e ditëlindjes. Ndërkohë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” e ka shoqëruar videon me fjalët:

“Faleminderit që ekziston”.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar një urim edhe publikisht nga Kiara. Ajo ka ndarë disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Luizin dhe i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.