MENU
klinika

“Është ëndërr e vjetër, i ka ardhur dita të realizohet”

Korridori 8-të/ Rama: Ishte i vështirë ‘rizgjimi’ i këtij projekti, por…

31.07.2023 - 13:05

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Korridorin 8-të “një ëndërr të vjetër”, por që i ka ardhur dita të realizohet.

Nga Qafë-Thana, ku ndodhej së bashku me homologun e tij maqedonas Kovaçevski, Rama theksoi se rigjizmi i projektit ishte i vështirë, por që “më në fund ia dolëm”.

“Projekt madhor që po e çojmë para së bashku korridori 8, është ëndërr e vjetër, i ka ardhur dita të realizohet, në dy anët e kufirit po punohet në terren për ta realizuar, e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korrdorit 8, Kemi bërë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti, si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia. Ishte e vështirë dhe më në fund ia dolëm në Samitin e Tiranës, na jep energji pozitive dhe mbështetje nga BE.

Mos harrojmë Korridorin Blu për të cilin po punojmë, jemi në prag të nisjes së disa segmenteve, nga Milot-Balldren, duke vazhduar me Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier, Milot-Thumanë, ndërkohë që presim deri në fund të vitit projektit që lidh Bunën me Balldrenin, do jemi korridor të standardeve të BE, që lidh Veriun me Jugun e Shqipërisë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hyn në fuqi programi 'Një ndalesë – Një kontroll'

‘Zhbëhet’ kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!