MENU
klinika

Elbasan

Kushi dhe Llatja inspektojnë punimet në lagjen “11 Nëntor”

15.07.2023 - 21:21

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe njëkohësisht deputete e qarkut të Elbasanit Evis Kushi së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen në lagjen “11 Nëntori” dhe në bllokun e pallateve 501, 502, 503 dhe 504 që po i nënshtrohen ndryshimeve urbanizuese në këtë qytet.
Znj. Kushi tha se në kantieret e Rajonit 5 po punohet pa pushim pavarësisht temperaturave për rehabilitimin e rrugës “ Spiro Mojsiu” dhe hapësirave të përbashkëta për komunitetin.
Znj Kushi: “Kryetar më kujtohet gjatë buxhetimit me pjesëmarrje ka qenë një nga sheshet që kërkohej më shumë nga banorët dhe përfitues janë shumë pallate.”

Kryetari Gledian Llatja theksoi se: “Lagjja 11 nëntori është një nga lagjet më të mira të Elbasanit. Është një lagje e vjetër që kap dhe shtëpia përdhese dhe pallatet. Sheshet e pallateve kanë qenë një problematikë e madhe. Ne kemi filluar para shumë një aksion shumë të madh. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshëm e banorëve kthimi në identitet i terreneve sportive brenda lagjeve.”

Znj. Kushi nënvizoi se investimi i cili po kryhet konform të gjitha standardeve përfshin kanalizimet nëntokësore, këndet sportive, lulishte, ndriçim etj.

“Unë jam shumë e lumtur që po bëhet dhe me standarde dhe janë përfshirë të gjitha elementet duke filluar nga ndriçimi, stolat, gjelbërimi. Unë të falënderoj kryetar. Banorët janë shumë të kënaqur, sepse ajo ishim një lagje që përmbytej gjithmonë. Ky shesh këtu ka qenë kangrenë kryetar. Kështu që ishte kaq e nevojshme të ndërhyjë” – theksoi znj. Kushi.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan