MENU
klinika

"Viti i ri akademik do të bojkotohet..."

Ligji për kushtëzimin e diplomave, studentët takim me presidentin Begaj

25.07.2023 - 12:30

Përfaqësues të studentëve të Mjekësisë kanë zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj, ku kanë kërkuar mosdekretimin e ligjit për kushtëzimin e diplomave.

Përmes një deklarate për mediat pas daljes nga presidenca, studentët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre dhe të rrëzohet ligji për kushtëzimin e diplomave, ata nuk do të hyjnë në auditore në tetor.

Ata thanë gjithashtu se kanë paraqitur te presidenti zgjidhjet e tyre dhe presin nga ai që të marrë një vendim në përputhje me Kushtetutën.

“Sigurisht ne i shprehëm shqetësimet tona, presidenti na dëgjoi bashkë me këshilltarët e tij. Shprehu edhe ai qëndrimin e tij, ku do të shqyrtojë këtë projektligji, tashmë ligj dhe do të pritet sesi do të jetë reagimi. Ne shkuam në takim si një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë. Çfarë qëndrimi do të mbahet, nuk mund të flasim në këtë moment. Në tetor nuk hyjmë në auditore”, u shpreh njëra prej studenteve.

“Ideja është se kërkesa që ne kemi bërë për presidentin, mikpritja ka qenë shumë positive. Përqasja ishte positive. Presidenti na dëgjoi me vëmendje, të gjitha problematikat tona. Kemi dhënë zgjedhjet tona dhe presim që përgjigje nga presidenti për të mos dekretuar ligjin. Ai tha që gjithçka do të jetë e bazuar në Kushtetutë dhe në sugjerimet tona”, u shpreh një tjetër student.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN