MENU
klinika

Aksident i frikshëm në Nartë

Makina thyen pemën dhe përmbyset në mes të rrugës

09.07.2023 - 10:01

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Nartës në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën.

Përplasja raportohet të ketë qenë shumë e fortë dhe mjeti pasi ka thyer në mes pemën është përmbysur në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që aksidenti bllokoi për disa minuta dhe trafikun në këtë zonë, duke krijuar radhë, për shkak dhe të numrit të madh të pushuesve që zgjedhin zonën e Zvërnecit për të bërë plazh.

Paraprakisht, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën drejtuesi i mjetit Opel ka ecur në këtë rrugë.