MENU
klinika

“Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm”

Mes lotësh Ermal Mamaqi jep mesazhin motivues për çdo prindër

08.07.2023 - 10:56

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi po shijon pushimet së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, Amarda Toska.

Mamaqi ka postuar një video në Instagram, ku pas këshillave per t’u bërë biznesmen, tashme ai ka filluar te japë këshilla për prinderit. Mamaqi thekson se koha që ai po kalon me familjen në këto pushime e kanë bërë atë që të reflektojë dhe të kuptojë se sa të rëndësishëm janë fëmijët e tij dhe se sa shpejt po rriten ata.

Ndër të tjera ai dha edhe një mesazh të bukur për çdo prindër duke i këshilluar ata që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre teksa ata rriten dhe të kujtojnë kujtime me ta, pasi sipas tij fëmija është projekti më i rëndësishëm i një prindi.

“Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve. Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë e së ardhmes. Është investimi më shpërblyes që mund të bëni”, shprehet Ermali.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë