MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndërhyrjet në hundë, cilat janë komplikacionet që lidhen me operacionin?

27.07.2023 - 10:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ndërhyrjet në hundë, cilat janë komplikacionet që lidhen me operacionin?

Mjeku: Komplikacionet janë si për çdo operacion, që mund të lidhen me anestezinë, mund të lidhen me hemorragjinë, por më të shpeshta dhe më të dukshme është rezultati pas operacionit. Dmth komplikacion mund të quhet një teshtimë, nuk arrihet të bëhet korrigjimi i defektit që pacienti kërkon apo që edhe mjeku e kërkon, por nuk e arrin. Në këtë pikë, dështimet në Shqipëri nuk ka një studim të saktë, por në botë flasin për një dështim që shkon nga 5-20% të personave që bëjnë rinoplastikë mbeten të pakënaqur.

Edhe dështimi nga rinoplastika jep një çrregullim të madh psikologjik tek pacienti. Dhe këtu ka një ndikim të madh edhe mënyra se si mjeku e sqaron pacientin. Ka plot mjekë që i japin siguri maksimale, gjë që është e pamundur të jepet, jo vetëm në këtë lloj operacioni, por në të gjitha ndërhyrjet në mejkësi, në përgjithësi nuk mund të japësh siguri maksimale. Unë mund të them që operacionet e mia mund të jenë me qindra që janë bërë dhe mund të jenë 2-3 raste që kanë dashur për rindërhyrje. Në përgjithësi për një mjek që di ta bëjë këtë lloj operacioni, korrigjimi i dështimit është i mundur me një operacion të dytë. Por ka raste që mjekë që s’dinë ta bëjnë, mund të bëjnë gabime të cilat mund të jenë dhe të pamundura të korrigjohen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN