MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat se ka mungesë të vitaminës D dhe pse suplemantojmë vazhdimisht?

21.05.2024 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat se ka mungesë të vitaminës D dhe pse suplemantojmë vazhdimisht?

Mjeku: Shenjat e mungesës së vitaminës D lidhen me moshën.

Tek fëmijët 1 vjeç ka vështirësi në daljen e dhëmbëve, fontanelë shumë të hapur, ngrihen në këmbë me vonesë, djersitje pa shkak.

Në adoleshencë paraqet shtrembërime të shtyllës kurrizore si skolioza, lodhje, asteni, djersitje.

Disa çrregullime të metabolizmit që lidhen me keqthithje e ushqimit në zorrë si psh Celiakia, pengon thithjen e vitaminës D në zorrë. Edhe pse i japim rregullisht, niveli vazhdon të jetë i ulët.

Që të rregullohet ky problem nevojitet një dietë ushqimore bazuar mbi analizat e Intolerancës ushqimore

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.