MENU
klinika

Fshehu 16 mijë euro të padeklaruara në mjet

Nën hetim 37-vjeçari në Portin e Vlorës

03.07.2023 - 13:35

Një 37-vjeçar është vënë nën hetim pasi u kap me 16 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin e tij teksa tentonte të kalonte në Portin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Indrit Prengën të cilit iu sekuestrua shuma e parave që iu gjet në mjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.