MENU
klinika

Aktori i humorit përfundoi në Urgjencë

Një episod i pahijshëm nga Agron Llakaj

27.07.2023 - 11:34

Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj, e përdor platformën e tij në rrjete sociale për të ndarë momente nga përditshmëria, përjetimet e tij personale e opinione të ndryshme.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, pasi ka dashur të ndajë me publikun e tij një episod aspak të këndshëm nga Urgjenca e QSUT, ku kishte përfunduar mbrëmë në mesnatë. Aktori ishte surprizuar nga sjellja e pacientit dhe e mjekut, ndërsa këtë të fundit e falenderoi bashkë me kolegët e tij, për shërbimin dhe durimin e madh.

Postimi i plotë:
“Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
doktori-urdhero perse bertet?!
i forti-plasi syte, po me vdes babai!
doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.
Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!
Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.

Falemnderit per sherbimin stafi i urgjences ne QSUT!Respekt!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i televizionit "flakë më flakë"

Agron Llakaj i drejtohet AMA-s për reality-shown e TopChannel

Altin Basha do largohet nga “Top Channel”?

Agron Llakaj do të marrë timonin e “Portokalli”?

Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët

Agron Llakaj drejt largimit nga ”Vizion Plus”


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat