MENU
klinika

Lobimi në SHBA

Petrit Vasili mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme: U pyeta për…

21.07.2023 - 12:19

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shkuar sot në SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Vasili u pyet për gati mbi 1 orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për lobimin të LSI-së (sot PL) në SHBA. Pas daljes së tij nga SPAK, Vasili tha për mediat se u pyet si person që ka dijeni për çështje që kanë interes.

“Kishin nga dy-tre pyetje për të cilat i informova. Ishin çështje që kishin interes. Për më tepër pyesni SPAK”, tha ai.

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016, me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.

Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim.