MENU
klinika

Masakër mjedisore te “Syri i Kaltër"

Priten pemët për të ndërtuar lokal brenda parkut

02.07.2023 - 13:14

Personat e përgjegjshëm që kanë kryer prerjen e pemëve në një pjesë të bukurisë natyrore në “Syrin e Kaltër” janë punonjësit e pylltarisë të bashkisë së Finiqit.

Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë Finiq, e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë për gjetjen e personave të pandërgjegjshëm që kryenin prerje të paligjshme, duke dëmtuar mjedisin.

Ecuria e çështjes po monitorohet nga afër nga kryetari i bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli, i cili theksoi se: “Nuk do të lejoj askënd të kryejë veprime të tilla. Kam ndërmend të bëj çdo gjë që nevojitet me qellim që fajtorët të gjenden menjëherë dhe të dënohen në mënyrë shembullore dhe më besoni dënimi do të jetë i rëndë…”

Dyshohet se pemët janë prerë për të krijuar hapësira për ndërtim të ndonjë lokali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkallë e lartë rrezikshmërie

Gjirokastra, qyteti me “pullë të kuqe”

Luftë ndaj kriminalitetit me fotot dhe video nga hapësira!

Premtimi i Ramës për ngritjen e 2 satelitëve, plani i Policisë së Shtetit