MENU
klinika

Ikën shefi i legalizimeve në këtë institucion

S’gjen qetësi Kadastra e Vlorës/ Dënohet me burg ish-drejtori

07.07.2023 - 11:42

Ndërkohë që Gjykata e Vlorës ka dënuar një ish-drejtues të Kadastrës së këtij qarku, një tjetër drejtues i këtij institucioni ka dhënë dorëheqjen.

Askush nuk di t’i numërojë personat që kanë marrë dhe dorëzuar atë zyrë dekadën e fundit, ndërkohë që ajo që bie në sy është fakti se ata gjithnjë dorëhiqen. Por rasti i drejtuesit që shkoi në Gjykatë dhe u dënua bashkë me vartësin e tij është një histori ulje-ngritjesh në atë zyrë, ndërsa ai u shkarkua në vitin 2020. Më pas u rikthye si nëndrejtor për të përfunduar si i akuzuar për shpërdorim detyre.

Dhe tashmë edhe u dënua. Dje u bë me dije se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është dënuar me dy vite burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Klodian Troci u arrestua për tjetërsimin e pronave në Himarë dhe Dhërmi. Po ashtu, Bardhyl Gjika, ish-drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreshnik Troci është shpallur i pafajshëm.

Nërkohë detyra është larguar edhe shefi i sektorit të legalizimeve Donald Fegaj ditën e djeshme. Kreu i Kadastrës së Vlorës pritet të emërohet Ina Luci, e cila drejtuar këtë institucion në periudhën tetor 2013- dhjetor 2014.

FALSIFIKIMI

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Vlorës bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro, të cilat janë sekuestruar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, personat e akuzuar kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë ‘një sy qorr’, ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese. Nga këqyrja e dokumenteve, u vunë re shkelje të ndryshme si korrigjime, shtesa, fshirje në dokumentet origjinale, falsifikim i vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, apo edhe mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara.

SKEMA E MASHTRIMIT

Gjithçka nisi në bazë të disa informacioneve që kishte marrë prokuroria se disa prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj.

Këto dokumente më pas janë falsifikuar, janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit 7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore”, duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. Më pas, dokumentet janë rifutur sërish në arkiv sikur të ishin dokumente origjinale. Në lojë hynin më pas personat që po përfitonin nga falsifikimi.

Këto të fundit, kanë kërkuar kopjen e re në rrugë zyrtare. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumenteve pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë ASHK Vlorë. Nisur nga kjo, u bë akt ekspertimi tekniko-grafik i këtyre dokumenteve në Institutin Shkencor Tiranë, për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, të falsifikuara.

Ky operacion erdhi mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publikë në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të Bashkisë së Himarës. Pak ditë para arrestimit të tyre asokohe, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u raportua për 2 të vjedhura, dy dosje për pronat në Dhërmi, por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51- vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, mirëpo rezultoi se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkoi më tej se vetëm për një pronë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Iku dhe i 5-të në më pak se një vit

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor


"S’jam unë autori! Kërkojeni diku tjetër kriminelin"

Çifti u gjetën të masakruar në banesë, 69-vjeçari mohon akuzat

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës