MENU
klinika

USS Ramage

Shkatërruesi amerikan i raketave mbërrin në Durrës

21.07.2023 - 11:05

Anija USS Ramage, shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, ka mbërritur në Durrës për një vizitë të planifikuar.

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan pamje nga mbërritja e anijes amerikane dhe thotë se komandanti Tim Yuhas është takuar me homologët e Marinës Shqiptare, më të cilët ka diskutuar për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.

“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar.

Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO.

Komandanti i USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në Ramage dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat e Rusisë dhe Kinës

“SHBA po nxit garën e re të armëve”